Fundamenti

O’Connell: Kosova po bëhet strehë për paratë e kriminelëve

/ 2 minuta lexim
HW

Në forumin “Fol Hapur”, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, pasi foli për rininë dhe mos-sigurimin e vendeve të punës, iu kthye edhe bisedës rreth shpëlarjes së parave.

O’Connell tha se duke mos bërë padi për shpëlarjen e parave, Kosova bën thirrje që paratë e krimeve të shpëlahen në Kosovë.

“Praktika e gjatë në Kosovë ka qenë mos me paditë larjen e parasë. Unë e kuptoj që kjo është thirrje për paratë kriminale nga krejt Evropa. Nëse nuk i padisim atëherë kjo ndodh me politikën e Kosovës, ajo po bëhet strehuese për paratë e kriminelëve”, u shpreh O’Connell.

Eco Higjiena

Ai tha se tashmë ka ardhur koha të rregullohen këto gjëra sepse ka nisur të humb durimi dhe kjo është shumë e rrezikshme për Kosovën.

O’Connell u shpreh se Kosova ka nevojë për përkrahjen e vendeve të Evropës dhe është rrezik për qytetarët e Kosovës nëse vjen koha kur ata nuk do të flasin më, prandaj bëri thirrje që qytetarët të kërkojnë llogari dhe ndryshime.

“Presioni nga qytetarët e vetmja mënyrë për të detyruar politikanët të marrin masa. Transparenca është shumë e rëndësishme”, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.