Hidromorava

Vizat, pritja e dekadës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Politikanët vendorë qe një dekadë kanë filluar t’u japin premtime qytetarëve të Kosovës për liberalizim të vizave me BE-në. Madje edhe me shampanjë disa herë është festuar “heqja” e vizave. Pavarësisht izolimit të gjatë nga BE-ja Kosova nesër e feston Ditën e Evropës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kosovarët nesër do ta festojnë Ditën e Evropës, ndonëse kjo ende ia kufizon lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në, përderisa shtetet fqinje qe një dekadë lëvizin pa viza.

Fundamenti

Pikërisht kur shtetet e rajonit filluan të lëvizin pa viza, përkatësisht para një dekade, drejtuesit e institucioneve vendore filluan t’ua premtonin kosovarëve liberalizimin, shkruan më tutje “Zëri”.

Një premtim të tillë para më shumë se një viti kosovarëve ua kanë bërë edhe zyrtarët në Bruksel, të cilët e kushtëzonin heqjen e vizave me miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Demarkacioni u miratua në mars të vitit të kaluar, përderisa heqja e vizave nuk dihet se kur do të ndodhë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.