ARKATANA

Liverpooli në finalen e ligës së kampionëve, Barcelona në shtëpi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Liverpooli e bënë mrekullinë sonte ndaj Barcelonës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Pas humbjes 3:0 në “Camp Nou”, anglezët bënë një paraqitje të jashtëzakonshme në “Anfield”, duke triumfuar me rezultatin 4:0 dhe duke siguruar finalen e kompeticionit elitar evropian për klube.

Liverpooli e filloi shumë më mirë takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 7-të.

Edhe Barcelona pati rastet e saj në pjesën e parë, por në 45 minutat e para nuk pati më gol.

KKVITI

Ndërkohë, pjesën e dytë vendasit e filluan edhe më furishëm, duke realizuar dy gola të shpejtë me anë të zëvendësuesit Georginio Wijnaldum në minutat 54’ dhe 56’.

Goli i dytë i holandezit u asistua nga Xherdan Shaqiri.

Ndërkohë, golin e fitores së madhe për “të kuqtë” e shënoi Divock Origi në minutën e 79-të, për ta mbyllur një natë “magjike” për anglezët./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.