Eko Higjiena

Florim Zuka: Kreshnik Vula është turpi i referimit në Kosovë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndeshja me rëndësi të madhe për skuadrën e Gjilanit dhe Flamurtarit, e vlefshme e javës së 31-të, e cila përfundoi me fitoren e Flamurtarit 0-1, e gjithë kjo ndeshje në “regji” të gjyqtarit Kreshnik Vula, i cili këtë ndeshje e drejtoi në mënyrë skandaloze duke i dëmtuar “kuq e bardhët” e Gjilanit, duke mos i referuar 3 penalti dhe në shumë raste për gjatë 90 minutave u dëmtua skuadra e Gjilanit duke i’u ndërprerë aksionet drejt portës së Flamurtarit. Për njeriun e parë të SC Gjilanit, Florim Zuka, i cili mban gjallë skuadrën e Gjilanit, dhe njihet si njeri me humanitet tejet të madh, kjo ndeshje ishte turpi i futbollit.

Zuka në deklaratën e tij ka bërë të ditur se në jetën e tij nuk do të blej asnjëherë asnjë gjyqtarë, as nuk do të blej ndonjë ndeshje por edhe nuk do të shes kurrë.

Në deklaratën e presidentit Zuka, thuhet:
“Nuk kam koment, nuk di çka të them s`ka mbetur asgjë për të thënë, gjyqtari i sotëm Kreshnik Vula, më tepër i ka ngjarë një krimineli i cili kishte udhëtuar kryekëput për ta vulosur fatin e kësaj ndeshje. Le ta dinë të gjithë dashamirët e futbollit në Kosovë dhe njerëzit e FFK-së, që ti marrin masat e duhura ndaj këtij gjyqtari dhe shumë matrapazëve tjerë të këtij lloji që i thonë vetës gjyqtarë për ndarjen e drejtësisë të cilët janë turpi i gjyqtarëve të Kosovës”.

Hidromorava

I shqetësuar për këtë situatë, Zuka, me tepër thekson.
“Unë do të analizoj çdo gjë dalëngadalë dhe do të vendosi vetë për çdo gjë, ose do të luhet futboll në shtetin e Kosovës ose do të plas ndonjë skandal i paparë në futboll, e për këtë gjë le ta dinë të gjithë gjyqtarët të cilët e dëmtuan klubin që nga marrja e klubit në duart e mija”.

Zuka në fund ka edhe një mesazh për opinionin futbolldashës të Kosovës.
“Unë si president i SC Gjilanit, asnjëherë nuk do të blej gjyqtarë e as ndeshje, por edhe nuk do të shes kurrë, të gjithë ata që mendojnë ndryshe do të kenë shumë gabim pasiqë me mua nuk ka matematik, me mua ka sinqeritet, sport dhe me mish e shpirt po mundohemi dhe po sakrifikojmë për të mbajt shumë familje”, ka përfunduar i nevrikosur, Florim Zuka./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.