ARKATANA

Buxhovi: Samiti i Berlinit varrosi idenë e Thaçit për pazare me shtetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në një intervistë për TV Syrin, historiani Jusuf Buxhovi, vlerësoi se në Berlin u varros përfundimisht ideja e presidentit Thaçi për pazare me shtetin e Kosovës e projektuar bashkë me presidentin serb Vuçiqin, që për pasojë do të kishte destabilizimin e rajonit dhe rikthimin e Rusisë në Ballkan.

Sipas Buxhovit, edhe pse në Berlin shqiptarët ishin të përçarë dhe me dy qëndrime të kundërta: Në njërën anë Thaçi dhe në tjetrën anë Haradinaj, i pari për pazare me shtetin dhe i dyti në mbrojtje të tij, kjo ishte pozitive, ngaqë po të ishin “të një mendjeje” atëherë do të thoshte fitore e Thaçit.Por, si u pa në Berlin, fitoi qëndrimi Haradinaj, ngaqë u mbështet nga Merkel dhe presidenti i Francës, Macron.

Sipas Buxhovit, dështimi i aventurës së Thaçit duhet të detyrojë Haradinajn që në Paris të drejtojë jo vetëm delegacionin, por edhe të riformulojë bisedimet me Serbinë me kërkesën që ato të fillojnë me njohje reciproke si dhe inkuadrimin e serbëve të Kosovës në bisedime, në mënyrë që Beogradit t’i merren atutë e deritanishme, që i ka përdorur për ta destabilizuar Kosovën.

Në këtë intervistë, Buxhovi ishte kritik ndaj rolit të qeverisë shqiptare dhe Ramës, i cili ishte pjesë mobilizuese e triumviratit kundër Kosovës.

HW

Rama, angazhoi edhe një infrastrukturë gazetarësh renegatë nga Kosova në të mirë të ideve për copëtimin e Kosovës, gjoja në emër të arritjes së paqes historike me Serbinë!

Këtu e ka burimin edhe i ashtuquajturi “bashkim shqiptar”, sipas kutit të Beogradit, me ç’rast, për dy tre komuna , do të sakrifikohej shteti i Kosovës!?

Në fund, Buxhovi tha se interesimi i Gjermanisë dhe i Francës që kësaj çështjeje t’i ipet një përgjigje, pra që të flaket ideja e Thaçit dhe e Vuçiqit për sakrifikimin e Kosovës, ka të bëjë edhe me atë se këto dy shtete, i kanë ndihmuar çlirimit të Kosovës nga Serbia dhe pavarësisë së Kosovës, ndaj nuk mund të pajtoheshin me rrënimin e tij, ngaqë Kosova e pavarur është edhe interes i tyre, siç është i NATO-s dhe SHBA-ve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.