Fundamenti

Arrestime në Kllokot, Zhegër e Viti

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në tri raste të ndara policia ka arrestuar disa persona për kanosje, lëndim trupor dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Në Kllokot është arrestuar i dyshuari mashkull serb, pasi që i njëjti ka kanosur me thikë viktimën femër serbe. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

FIDANISHTJA

Në fshatin Zhegër, të Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Kurse në fshatin Smirë të Vitisë është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull shqiptar i ka sulmuar me sprej dy viktima meshkuj shqiptarë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/