Eko Higjiena

Atdhe Nuhiu zbulon gjithçka rreth së ardhmes së tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sulmuesi kosovar nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek Sheffieldi me trajnerin Steve Bruce, por thotë se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi i Championshipit anglez.

Atdhe Nuhiu nuk po kalon momente të mira tek Sheffield Wednesday, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar nuk po gjen hapësira në ekipin e Steve Bruce, i cili e ka lënë kryesisht rezervist në vitin 2019.

Nuhiu shënoi dhe asistoi në ndeshjen e fundit dhe me këtë rast ia bëri me dije trajnerit Bruce se meriton më shumë minuta në këmbët e tij tek klubi nga Championshipi anglez.

Nuhiu e ka nisur vetëm një ndeshja nga minuta e parë me trajnerin Bruce, në triumfin 2:0 ndaj Bolton Wanderers.

Në tetë ndeshjet tjera të tre muajve të fundit ai është inkuadruar në lojë nga bankina.

Nuhiu megjithatë është pjesë e planeve të trajnerit të ri.

“Ai do ta ketë hapësirën e tij në të ardhmen me ne”, është shprehur trajneri Bruce pas ndeshjes në Preston.

Fundamenti

Nuhiu ishte transferuar në Hillsborough si transfer i lirë në verën e vitit 2013.

Ai ka zhvilluar rreth 240 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 43 gola.

“Mendoj se lojtarët më njohin që kam luajtur një kohë të gjatë këtu”, ka thënë përfaqësuesi kosovar.

“Ka lojtarë që kanë lëvizur përreth shumë gjatë karrierës së tyre, ndërsa unë jam krenar që kam qëndruar këtu për disa vite”, vazhdoi ai.

“I kam pasur gjashtë trajnerë që kur i jam bashkuar klubit dhe ja ku jam ende këtu”, nënvizoi Nuhiu.

29 vjeçari e do jetën në Steel City dhe nuk e ka ndërmend të largohet.

“Kam qëndruar shumë gjatë këtu dhe faktikisht kjo është shtëpia ime e dytë. Ndihem mirë dhe komod këtu. Nuk më mungon asgjë këtu”, përfundoi sulmuesi shtatgjatë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.