Mashtrohet e mitura nga personi që prezantohej rrejshëm
Kamenicë – Në rrugën “Nëna Terezë”, në Kamenicë viktima femër e mitur shqiptare ka raportuar se përmes rrjetit social Instagram është njoftuar me një mashkull me të cilin kishin pasur disa komunikime edhe përmes telefonit, sipas viktimës kishin dalë disa herë në takime dhe dyshon se mashkulli në fjalë është prezantuar rrejshëm.
Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është cilësuar si nxitje e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës./rajonipress/


