Eko Higjiena

Rrëfehet mbrojtësi i kombëtares shqiptare: Panucci na bllokonte në hotel

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti nuk po kalonte një periudhë të suksesshme në karrierën e tij.

Shqiptari u pezullua pak kohë më parë nga trajneri i Grasshopersit. Në një prononcim për “A2 News CNN”, Ajeti komentoi largimin e trajnerit Christian Panucci, si dhe foli për situatën aktuale në klubin e tij.

25-vjeçari nuk nguroi të jepte dhe miratimin e tij, për sa i përket Edi Rejës, i cili është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Hidromorava

“Trajneri Panucci donte që të fokusoheshim gjatë gjithë grumbullimit, por ne jemi paksa më ndryshe se gjithë të tjerët në karakteristikat tona. Ndoshta nuk arriti asnjëherë të na kuptonte si shqiptarë. Qëndronim gjatë gjithë kohës në hotel dhe kjo nuk është më e mira. Me Andorrën ishin të gjithë lojtarët të lirë. Shpresojë që trajneri i ri do e kuptojë kufirin mes fokusimit te ndeshja dhe lirisë së lojtarët, transmeton Panorama Sport.

Trajnerët italianë janë taktikisht shumë të fortë. Nuk besoj se është ide e keqe Edi Reja. I kemi treguar cilësitë tona shpeshherë. Shpresoj se do të marrim 6 pikë në 2 sfidat e radhës. Do të rikthehem me skuadrën pas largimit të trajnerit. Besoj se do e kem përsëri shansin të luaj me trajnerin e ri”, ka thënë Ajeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.