Mediumi italian: Valon Berisha, prej një futbollisti premtues në një zhgënjim
Vetëm një ndeshje si titullar në ligë, shtatë paraqitje të tjera si zëvendësues për vetëm 192 minuta në Serie A, shkruan “gazzetta.it”
Shifrat e minutave janë pak më të mira në Ligën e Evropës, në një kompeticion ku ai ka luajtur 3 ndeshje si titullar dhe dy tjetra si zëvendësues në një total prej 289 minutave. Gjithashtu ka luajtur edhe 27 minuta në Kupën e Italisë, transmeton zeri.info
Valon Berisha tani është një mister i vërtetë në këtë edicion te Lazio.
Ai arriti në verë si një blerje e vlefshme, ashtu si Correa.
Tifozët e Lazios e njihnin mirë, pasi që e kishin si kundërshtar me Salzburgun në edicionin e kaluar, në çerekfinale të Ligës së Evropës.


