Uji Dea

Hoxhaj reagon pas deklaratave të ministrit serb: Diskursi shovinist s’ka vend në institucionet e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, duke paralajmëruar shkarkimin e tij nga pozita në qeveri.

Hoxhaj tha se diskursi fashist i Listës Sere është cinizëm dhe hipokrizi politike, si dhe njëherësh përpjekje për fshehje të së vërtetës dhe mohim të krimeve të kryera nga Qeveria e Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

Hoxhaj tha se kushdo që zhvillon diskurs të tillë fashist nuk ka vend në qeveri apo në institucionet e tjera të Kosovës.

UBT

“Diskursi fashist i përfaqësuesve të Listës Serbe, është cinizëm dhe hipokrizi politike. Është përpjekje për fshehje të së vërtetës duke mohuar krimet shtetërore të Serbisë dhe politikën e spastrimit etnik të 1999-ës.

Është injorim i dhunës shtetërore kundër popullit të Kosovës dhe krim i dyfishtë ndaj viktimave. Kushdo që zhvillon diskurs të tillë shovinist, duke mos i parë viktimat e masakrës së Reçakut si njerëz në kuptimin e plotë të fjalës, nuk ka vend në Qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij përmes Facebookut. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.