United Hospital

Një dekadë në kërkim të liberalizimit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kosova po vazhdon të marrë rekomandime pozitive nga institucione të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizim të vizave, por qytetarët po vazhdojnë të mos kenë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Për gati një dekadë politikanët kanë dhënë data të ndryshme të liberalizimit të vizave, mirëpo qytetarët e vendit edhe më tutje vazhdojnë të mbesin të izoluar, shkruan Gazeta “Zëri”.

Dy javë më parë Parlamenti Evropian me një shumicë votash për herë të dytë rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjes së euruparlamentarëve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen, që do të jetë i vlefshëm edhe në përbërjen e ardhme të Parlamentit, pas zgjedhjeve që do të mbahen në muajin maj.

HW

Mirëpo edhe pas kësaj heqja e vizave për Kosovën “është bllokuar” te Këshilli i Ministrave, organ ky i cili ende nuk ka dalë me një vendim për heqjen e tyre, shkruan Gazeta “Zëri”.

Derisa krerët e institucioneve të Kosovës qe një vit thonë se i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për heqjen e vizave, opozita në anën tjetër thotë se qytetarët e Kosovës po mashtrohen dhe manipulohen për heqjen e vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.