Fundamenti

Fansat kërkojnë shpjegime nga Kloppi për Shaqirin: “Çfarë ka ndodhur mes tyre?”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Xherdan Shaqiri e ka shikuar sërish Liverpoolin e tij nga stoli, që mori pikët e plota në udhëtim te Southamptoni, duke triumfuar 3-1.

Gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për Xherdan Shaqirin.

Nëse në fund të vitit të kaluar ishte një lojtar kyç në skuadrën e Jurgen Klopp, gjithçka është ndryshe në vitin 2019.

Ai është paraqitur vetëm në 6 takime në vitin 2019, që të gjitha nga stoli, ndërsa në sfidën kundër Southamptonit, s’kishte minuta sërish për shqiptarin.

ARKATANA

Kjo ishte ndeshja e gjashtë me radhë që Klopp e lë Shaqirin në stol dhe pavarësisht fitores së rëndësishme që Liverpooli mori, fansat nuk kënaqen me kaq, ata duan shpjegime se çfarë po ndodh me 27-vjeçarin.

“Lutuni për Shaqirin”, “Pse madje as nuk e përdor Kloppi Shaqirin?”, “Çfarë ka ndodhur mes Shaqirit dhe Kloppit?”, “Klopp duhet të tregojë çfarë po ndodh…!”, ishin disa nga postimet e shumta të fansave në “twitter”.

Shaqiri numëron 6 gola dhe 3 asiste në 26 paraqitje, që të gjitha në pjesën e parë të sezonit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.