Eko Higjiena

‘Ambiciet e fshehta’ për të parin e LDK-së

/ 2 minuta lexim
HW

Ndonëse ka kohë që Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nisur procesin e brendshëm zgjedhor, ende asnjë anëtar i saj nuk e ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së, përderisa i pari i saj Isa Mustafa nuk po e mohon mundësinë e marrjes së një mandati tjetër. Analistët vlerësojnë se kjo garë po shkon në mënyrë të “fshehtë” për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë, që mund t’i sjellin dëm LDK-së gjatë këtij procesi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Muajin e kaluar Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti, por ende nuk ka asgjë zyrtare se cilët mund të jenë kandidatët potencialë për kryetar të LDK-së. Ndonëse janë përmendur shumë emra të rinj që mund të jenë kandidatët e mundshëm për të parin e LDK-së, gjasat që kryetari aktual Isa Mustafa të kandidojë edhe për një mandat tjetër janë të mëdha. Këtë nuk e ka mohuar as kryetari i LDK-së, por as zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa, i cili në një prononcim për “Zërin” e ka quajtur të hapur procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së, shkruan Gazeta “Zëri”.

FIDANISHTJA

“Nuk e di a do të kandidojë Isa Mustafa, mirëpo procesi ka qenë dhe mbetet i hapur. Ne me statut e kemi që secili anëtar ka të drejtë ta shprehë vullnetin e tij dhe nëse e ka përkrahjen e strukturave, atëherë kandidon, i merr votat dhe bëhet kryetar. Procesi është i hapur për të gjithë, nuk përjashtohet askush, qoftë aktual, qoftë në të kaluarën, qoftë në aspektin gjinor e të tjera”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.