Fundamenti

Zgjedhjet nacionale, pas zgjedhjeve të brendshme partiake

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme Qeveria aktuale e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të funksionojë ndonëse koalicioni qeverisës nuk i ka as 61 numra në Kuvend. Pavarësisht zotimeve për t’i dhënë fund Qeverisë opozita e pranon që nuk i ka numrat e nevojshëm për ta bërë një hap të tillë aktualisht, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ka kaluar më shumë se një vit prejse partitë opozitare kanë nisur paralajmërimet për rrëzimin e Qeverisë. Mirëpo deri më tash nuk është bërë asnjë hap konkret që do të çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme nacionale. Madje një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë edhe për një kohë, derisa dy partitë më të mëdha parlamentare, LDK-ja e PDK-ja, t’i përfundojnë zgjedhjet e brendshme. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se përqendrimi i disa prej partive aktualisht është në procesin e brendshëm zgjedhor.

Hidromorava

Së këndejmi ata konsiderojnë se zgjedhjet nacionale do të mbahen tek pasi të përfundojnë zgjedhjet e brendshme të partive, rrjedhimisht zgjedhje nacionale nuk do të ketë para vjeshtës së këtij viti, shkruan Gazeta “Zëri”.

Por përfaqësuesit e LDK-së thonë se procesi i brendshëm zgjedhor nuk është pengesë për rrëzimin e Qeverisë aktuale. Megjithëkëtë nga LVV-ja pohojnë se opozita aktualisht nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.