Bllokojnë rrugën, transportojnë dru pa dokumente përcjellëse, arrestohet një person
Gjilan – Në fshatin Zhegër, të Gjilanit është raportuar se dy të dyshuar meshkuj shqiptarë duke transportuar dru pa dokumente përcjellëse me kamionët e tyre kanë bllokuar rrugën me gurë dhe drunj duke i penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.
Njëri prej tyre është ndaluar dhe me vendim të prokurorit drutë u janë konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


