Uji Dea

Politika e inkriminuar i ka mbështetur për muri qytetarët

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

A ka ardhur koha për hapjen e një partie të re politike, me patriotë dhe njerëz profesionalë që e duan Kosovën përtej interesave kriminale, personale, klanore e nepotike për ta dërguar në theqafje tërë këtë klase politike që e ka zhytur vendin në paligjshmëri totale, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal, e ku punësimet nepotike, vjedhja, korrupsioni e krimi janë bërë përditshmëri?! Këtë pyetje e shtrojnë analistët, duke theksuar se ardhja e një alternative të re është domosdoshmëri për vendin.

“Tani, Kosova si kurrë ndonjëherë ka nevojë për një strukturë të re politike, dhe kjo në këto momente na duhet. Ka ardhur koha për hapjen e një partie të re politike, me patriotë dhe njerëz profesionalë që e duan Kosovën përtej interesave kriminale, personale, klanore e nepotike për ta dërguar në theqafje tërë këtë klase politikë, që e ka zhytur vendin në paligjshmëri totale, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal, e ku punësimet nepotike, vjedhja, korrupsioni e krimi janë bërë përditshmëri”, thotë për gazetën “Kosova Sot”, analisti Ragip Guraziu

A ka ardhur koha për hapjen e një partie të re politike, me patriotë dhe njerëz profesionalë që e duan Kosovën përtej interesave kriminale, personale, klanore e nepotike për ta dërguar në theqafje tërë këtë klase politike që e ka zhytur vendin në paligjshmëri totale, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal, e ku punësimet nepotike, vjedhja, korrupsioni e krimi janë bërë përditshmëri?! Këtë pyetje e shtrojnë analistët, duke theksuar se ardhja e një alternative të re është domosdoshmëri për vendin.

Njohësi i rrethanave politike në vendin tonë, Ali Hertica theksoi për gazetën “Kosova Sot” se të gjitha subjektet politike në Kosovë, veprojnë sipas interesit personal, partiak a grupor. Sipas tij, në këtë vend qeveriset nga interesi klanor dhe jo ai i shtetndërtimit ku do të zhvillohej vendi në të gjitha sferat e jetës dhe të shtetit ligjor, por në mënyrë oligarkike, injorante, klanore dhe diskriminuese. “Tani dukuria më shfrenuese për shoqërinë është korrupsioni si dukuri ku mund të haset në të gjitha nivelet e pushtetit në Kosovë, si atë qendror po ashtu edhe atë lokal. Ai thotë se për këtë qëllim Kosovës i duhet një alternativë politike që e nxjerr vendin nga kriza ku e ka kapluar.

Ragip Guraziu
Kjo klasë politike është bërë kancer i rrezikshëm i Kosovës

Analisti Ragip Guraziu thekson se kjo strukturë politike aktuale është një virus i rrezikshëm për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj dhe është bërë kancer i paevitueshëm. “Tani, Kosova si kurrë ndonjëherë ka nevojë për një strukturë të re politike, dhe kjo në këto momente na duhet tani.

Ka ardhur koha për hapjen e një partie të re politike, me patriotë dhe njerëz profesionalë që e duan Kosovën përtej interesave kriminale, personale, klanore e nepotike për ta dërguar në theqafje tërë këtë klase politikë që e ka zhytur vendin në paligjshmëri totale, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal, e ku punësimet nepotike, vjedhja, korrupsioni e krimi janë bërë përditshmëri”, theksoi Guraziu për gazetën “Kosova Sot”.

Mobi Casa

Sipas tij, me këtë klasë politike të inkriminuar e të shantazhuar qytetarët e Kosovës janë vënë në siklet.

Ridvan Emini
Luftimin e korrupsionit duhet ta bëjnë organet e drejtësisë

“Partitë politike janë grupe të interesit dhe si të tilla ato mundohen që interesat e tyre t’i realizojnë. Partitë politike në vend konsideroj se kanë mjaft profesionalistë apo patriotë brenda tyre, por qëllimi i partive apo partive gjithnjë mbetet realizimi i interesave të tyre. Edhe nëse themelohet ndonjë parti e re me profesionistë të fushave apo patriotë, sërish synim i tyre do të jetë marrja e pushtetit dhe realizimi i interesave të tyre.

Luftimi i nepotizmit dhe korrupsionit nuk bëhet duke krijuar parti të reja, por janë organet e drejtësisë dhe gjyqësisë ato që duhet të trajtojnë dhe t’i luftojnë ato fenomene e që kohëve të fundit duket se janë shumë të theksuara nga njëra anë, e nga ana tjetër organet kompetente duket se janë dorëzuar tërësisht para tyre”, theksoi
Arsim Haziri
Haziri: Kundërshtarët politikë investojnë për të mos pasur jetë partia e re

Analisti Arsim Haziri thotë për “Kosova Sot” se pasqyrimi i një mentaliteti tjetër qeverisës do të bëhej me një alternativë të re politike, por kjo s’do të jetë e lehtë. “Këto atribute do të mund të mishërohen në një konkretizim politik-subjekt politik. Parimisht krijimi i një force tjetër politike do të kishte qenë në interes të trupit publik, e kjo është më se e nevojshme. Jo rastësisht, shteti ynë konsiderohet i kapur, jo rastësisht gjithnjë menaxhohet nga aktorët pandërgjegjshëm politikë.

Druaj se krijimi i një forcë s’do të mund të kishte jetë, për të vërtetuar këtë tezë e kemi rastin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, ku rritjes së saj iu kishte gëzuar populli me idenë që do të mund të vendosnin njëherë e mirë qeverisje në baza ligjore. Por rritja e saj përfundoi me ndarje dhe ky fraksion ishte i investuar nga kundërshtarët e tjerë politik”, ka theksuar analisti Arsim Haziri.

(Kosova Sot)