Eko Higjiena

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për “Zjarrvënie”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, dje rreth orës 13h, ka ndaluar të dyshuarin A.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.M., më 17 mars 2019, në fshatin Sllakovc i Epërm, komuna Gjilan, me qëllim ia kishte vënë zjarrin shtëpisë së të dëmtuarit Z.M., i cili gjendej në Gjermani, por kishte lejuar që në shtëpinë e tij, i dëmtuari I.M., të vendoste ushqimin e bagëtisë, me ç’rast i dyshuari e ndezë ushqimin e bagëtisë dhe nga zjarri i shkaktuar digjet edhe shtëpia, ku të dëmtuarit Z.M., i shkakton dëm material në vlerë prej 14,000 euro, ndërsa të dëmtuarit I.M., dëm në vlerë prej 800 euro.

KKVITI

I dyshuari këto veprime i kishte ndërmarrë, për shkak të raporteve jo të mira me të dëmtuarin I.M., ku në këtë mënyrë dyshohet se ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”.

Prokurori i rastit, sot, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh./rajonipress/