Mobi Casa

Aksident me lëndime në Kllokot, lëndohen dy pasagjere, vozitësi arrestohet nga policia

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kllokot – Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e dy automjeteve me tabela vendore, me vozitës meshkuj shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri vozitës si dhe dy pasagjere femra shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e ortopedisë – QKUK.

UBT

Me vendimin e prokurorit njëri vozitës i dyshuari mashkull shqiptar, ku pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/