FIDANISHTJA

Lëndohet punëtori në objektin banesor, dërgohet në emergjencë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan viktima mashkull shqiptar – punëtor ndërtimi derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor i cili është në ndërtim e sipër, në rrethana të panjohura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe kishte pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

FIDANISHTJA

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar njoftoj policia e Kosovës
/rajonipress/