ARKATANA

Limaj: Nuk ka asgjë të panjohur në Platformën për Dialog

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, që kryeson delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë ka thënë të enjten se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje.

Limaj ka thënë se territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe pa njohje nuk ka kuptim asnjë dialog.

“Nuk ka asgjë të panjohur në platformë, është derivat i Kushtetutës së Kosovës. Kosova shkon në bisedime në Bruksel për njohje. Ne si Kosovë kemi nxjerrë disa tema që na interesojnë të jenë në tavolinë dhe pjesë e marrëveshjes. Në fund ky proces duhet të përfundojë me njohje. Marrëveshje që do të hapte perspektivë për dy vendet tona. Në ketë dialog, Serbia duhet të njoh realitetin e Kosovës si shtet i pavarur. Nuk e di pse gjithë ajo zhurmë në Beograd. Ata e dinë që Kosova ka një Kushtetutë, e dinë që Kosova e ka shpallur pavarësinë. Kjo platformë është në tërësi në përputhje me Kushtetutën. Ende nuk kemi qëndrim zyrtar të Serbisë, siç e kemi ne. Kosova është e pa cenueshme në territorin e saj, pa njohje nuk ka kuptim asnjë dialog”, tha Limaj.

Ndërsa Nenad Rashiq nga SLS, thotë se serbët e Kosovës nuk janë të informuar nga Beogradi sa i përket procesit të dialogut.

HW

Ai u shpreh se është kundër çdo ndryshimi të kufijve.

“Përmes procesit të dialogut, ne serbët dhe Kosovës jemi si gusat në mjegull, nuk jemi të informuar nga Beogradi. Ne serbët e Kosovës jemi të lënë anash. Ligji për dialogun ka anë të mira dhe të këqija. Pozitive është ajo që ekziston diçka, ekziston një plan një platformë. Negative është që janë vendosë disa kufizime. Gjëja e mirë që delegacioni kosovar ka qëndrim që nuk do të ketë ndarje. Jam kundër për çfarëdo prekje të kufijve, demarkacioni e çfarëdo korrigjimi do të ishte katastrofal për serbët e Kosovës”, tha Rashiq.

Këto deklarata, Limaj dhe Rashiq i kanë bërë gjatë diskutimit nga Qendra Mediale në Çagllavicë me debatin publik “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?”./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.