Mobi Casa

Hill: Përveç Millosheviqit, askush s’tha që Thaçi u përfshi në tortura ose abuzime, as Rugova s’e përmendi kurrë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill tha se Sllobodan Millosheviqi e kishte përshkruar Hashim Thaçin si ushtar të ashpër dhe i kishte thënë se ishte përfshirë në tortura e abuzime me serbë.

Diplomati amerikan tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale se s’i kishte besuar atij dhe se askush tjetër nuk ia kishte thënë këtë.

“Jo vetëm që unë vlerësova që Thaçi nuk ishte ai person që e përshkruante Millosheviqi, por nuk e kisha dëgjuar këtë gjë nga askush dhe mendoj se është e rëndësishme që të kuptohet e gjitha, sepse gjatë gjithë asaj kohe unë kam qenë në kontakt me presidentin Ibrahim Rugova, dhe ai kishte mundësi të shumta t’i denonconte njerëzit me emër, por nuk e ka bërë”, tha Hill.

Në atë mënyrë, Millosheviqi, tha ai, po përpiqej që ta bindte SHBA-në që të mos bashkëpunonte me UÇK-në.

KKVITI

“Ky qëndrim i Millosheviqit, që ai kishte, që ata kishin, ishte qëndrimi i tij se shqiptarët nuk mund të mblidhen kurrë së bashku dhe të bienin dakord për asgjë. Ishte më shumë një lloj ofendimi, sharje mbi baza etnike sesa vlerësim i të dhënave apo informacioneve”, tha Hill.

Hill tha se e dinte se Millosheviqi “nuk ishte takuar kurrë me z. Thaçi”.

“Preferova që të kem vlerësimin tim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.