Eko Higjiena

Kamioni që kontrabandonte nga Maqedonia ndalohet nga policia kufitare

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Raportohet se në udhëkryqin e rrugëve të fshatrave Zllakuqan – Stanqiq nga Policia është ndalur një kamion transportues me targa vendore me vozitës të dyshuarin mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollimit të ngarkesës në mjetin transportues është vërejtur se ishte një kamion tjetër pa targa.

Gjatë verifikimit është konstatuar se kamioni nuk ishte i vjedhur, por ishte shitur për qëllime përfitimi një qytetari nga R. Maqedonisë së veriut.

Mobi Casa

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni me gjithë ngarkesë i dorëzohet terminalit doganor të “Dheut të Bardhë”, për procedim të mëtejmë njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/