Ylber Kastrati falënderon të gjithë për përkrahje në këto momente të vështira
Kapiteni i SC Gjilani, Ylber Kastrati, pas lëndimit që pati në ballafaqim me futbollistin e Feronikelit, Kastriot Rexhën, ka pësuar lëndim serioz duke pësuar fraktur në klavikull.
Kastrati përmes rrjetit social ‘facebook’, ka falënderuar të gjithë familjarët e fansat e tij për mbështetje në këto momente të vështira.
Siç mësohet Kastrati do të jetë jashtë fushës së paku për dy muaj.
Në falënderimin e kapitenit Kastrati thuhet:
Miq dhe dashamir, faleminderit të gjithëve që u interesuat për gjendjen time, në pamundësi për të ju përgjigjur të gjithëve, dua të ju sqaroj se pas një dueli në fushë në takimin kundër Feronikelit, kam pësuar fraktur (thyerje) në klavikull. Është një sfidë që me ndihmën e Allahut dhe me mbështetjen e juaj do ta kaloj.
Faleminderit edhe një herë të gjithëve që shprehet interesimin për gjendjen time.
Me Respekt
,
Ylber Kastrati

