Gjilani mposhtet nga lideri Feronikeli
Gjilan – Në javën e 22-të, të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Gjilanit është mposhtur nga lideri, Feronkeli, me rezultat 3-0.
Që nga fillimi i ndeshjes, skuadra nga Drenasi ishte me e mirë dhe fitorën nuk e diskutoj në asnjë moment.
Në minutën 24, pas një debërtimi nga Yll Hoxha, ky i fundit ka harkuar në brendi, kurse më së larti është shkëputur Kastriot Rexha, i cili qëlloi topin me kokë dhe qëlloi këndin e djathtë të poshtëm të Kaqiut.
I njëjti lojtar ka dyfishuar rezultatin në minutën 38. Edhe kësaj radhe Yll Hoxha harkoi nga ana e majtë, por këtë herë qëlloi topin me këmbën e djathtë dhe e përplasi në rrjetë.
Gjilani ka pësuar edhe golin e tretë në minutën 85, kur Mevlan Zeka ka kaluar edhe portierin Kaqiu dhe ka shënuar për 3:0.
Me këtë fitore Feronikli ruan pozitën e parë, kurse me humbjen e radhës Gjilani nuk e ka të sigurtë njërën nga gjashtë pozitat e para, që siguron një ndeshje më shumë në fushë të vet për lojërat shtesë./rajonipress/


