Natë e shqiptarëve, shënon edhe Herolind Shala
Shala ka gjetur rrugën drejt golit me Vaalerengan. Vaalerenga ka marrë fitore të pastër në miqësore ndaj Tromsoe, duke triumfuar 2-0.
Në këtë ndeshje, golin e gjeti edhe mesfushori i Kosovës, Herolind Shala.
Ai shënoi për të zhbllokuar rezultatin në minutën e 28’.
Gol ka shënuar edhe Milot Rashica, në fitoren që po e arrin Werderi në shtëpi ndaj Schalke.
Ky është një lajm i mirë për trajnerin e “Dardanëve”, Bernard Challandes, i cili duket se do t’i ketë në super formë lojtarët kryesor për dy ndeshjet e marsit, me Danimarkën dhe Bullgarinë. /Gazeta Express/


