Uji Dea

Haradinaj: Votimi i Ligjit dhe Platformës për dialogun është votim për ruajtjen e Kosovës së 17 Shkurtit 2008

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me Ligjin dhe Platformën për dialogun i kanë dhënë Ekipit negociator bazë në të cilat paraqitet pozicioni i Kosovës se kufijtë janë të paprekshëm.

Ai në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se me votën e sotme nga shumica prezente në Kuvend është dëshmuar përkushtimi për paqen e stabilitetin në gjithë rajonin.

United Hospital

“Votimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë dhe i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, është votim për ruajtjen e Kosovës së 17 Shkurtit 2008.

Me votën e sotme, nga shumica prezentë në Kuvend, ne i kemi hapë rrugë ekipit gjithëpërfshirës nga përfaqësues të pozitës, opozitës e shoqërisë civile si ekip që përfaqëson interesat Kushtetuese dhe strategjike të Kosovës dhe po dëshmojmë edhe njëherë përkushtimin tonë, për paqen e stabilitetin e gjithë rajonit dhe në ndërtimin e fqinjësisë së mirë.
Me Ligjin dhe Platformën, ne i kemi dhëne Ekipit negociator dokumentet bazë, në të cilat paraqitet pozicioni ynë se kufijtë e Kosovës, janë të paprekshëm dhe se nuk do të ketë nivel të tretë të pushtetit”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.