KKVITI

Çitaku për Kurtin: Tentoi të sundojë sepse nuk dinte të qeverisë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Albin Kurti tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim.

Ajo ka thënë se Kurti ka tentuar të sundojë sepse nuk ka ditur të qeverisë.

HW

Tutje, tha se koha e arrogancës po mbaron, teksa komentoi dështimin e Kurtit për formimin e qeverisë, të dielën.

“Tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim. Ka tentuar të sundojë, sepse nuk ka ditur të qeverisë. Për pesë vite me radhë, ka sulmuar gjykatat, prokurorinë, mediat, bizneset dhe sindikatat. Ka goditur këdo që nuk i është nënshtruar. Edhe sot, i njëjti diskurs: “Ejani e më votoni, sepse ashtu po them unë.” Por koha e arrogancës po mbaron. Demistifikimi i figurës së tij filloi ditën e parë që mori pushtetin. Tendencat totalitare u panë menjëherë. Sot, të zgjedhurit e popullit i treguan qartë se kjo mendësi nuk kalon”, ka shkruar Çitaku. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.