UBT

Hoti: Vjosa Osmani është dorë e zgjatur e Albin Kurtit, s’po luan rolin e presidentes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kritika të ashpra ka adresuar ish-kryeministri Avdullah Hoti, ndaj ish-bashkë partiakes së tij, Vjosa Osmani, e cila është në postin e Presidentes së vendit.

Sipas deklaratave të Hotit dhënë në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Vjosa Osmani, shkon në zyrën e presidentes por nuk e mbanë distancën nga zhvillimet e përditshme politike.

Madje sipas tij, sjo përfshihet plotësisht në to.Hoti madje e ka quajtur Presidenten Osmani, dorë e zgjatur e Kurtit dhe qeverisë së tij.

HW

“Ka qenë pjesë e agjendës qeveritare në çdo aspekt. Tek aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ligjet që vet i kanë miratuar, asnjë ligj nuk e kthen prapa, nuk e emëron kryeprokurorin e shtetit, e shkarkon kryesuesen e KQZ-së në fillim të mandatit të saj”.“Nuk janë në koordinim por Osmani është e nënshtruar. Një person e ka bërë këtë politikë të marrë, të tjerët veç e kanë ekzekutu përfshirë edhe këtë [Osmani]. Kështu ka qenë gjithmonë në çdo moment, në çdo vendimmarrje të rëndësishme që ka ndodhë në këtë vend, ajo asnjëherë nuk e ka ruajtur pavarësinë e saj funksionale për të siguruar rendin kushtetues”, tha Hoti në Rubikon.

Ai e ka akuzuar Presidenten Osmani se po përfshihet edhe në aktivitete të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.