Njëri asistoi, tjetri shënoi – notat e çmendura të Xhakës e Mustafit
Granit Xhaka është vlerësuar si lojtari më i mirë në ndeshjen Arsenal – Bate Borisov pasi dhuroi dy asistime, derisa ka shkëlqyer edhe Mustafi.
Arsenali ka prerë bletën për fazën tjetër të Europa League.
Pas humbjes 1-0 nga Bate Borisov në ndeshjen e parë, të shumtë dyshuan në formën e “Topçinjve”.
Por, skuadra e Unai Emery ka bërë një ndeshje të kompletuar në takimin kthyes në “Emirates”, duke triumfuar 3-0, për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Europa League.
Në këtë ndeshje shkëlqyer dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.
Xhaka, që asistoi te goli i Mustafit, u vlerësua si më i miri i ndeshjes me notën më të madhe (8.9), kurse Shkodrani i treti me notën më të mirë (7.9), aq sa Henrikh Mkhitaryan. /Gazeta Express/


