Alban Hyseni: Kundër Flamurtarit vështirë, por kërkojmë tri pikë
Ish-kapiteni e ndihmës trajneri i “bardh e kuqëve” të Gjilanit, Alban Hyseni, pas shkarkimit të trajnerit Sadat Pajaziti, do të udhëheq pankinën e Gjilanit që nga ndeshja me Flamurtarin, e cila zhvillohet të shtunën në kuadër të javës së 19-të, të Superligës së Kosovës në futboll.
Hyseni tani për tani është caktuar si udhëheqës i skuadrës, deri në gjetjen e një trajneri të rinjë.
Alban Hysenit një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe në vitin e kaluar, kur pikërisht me 12 prill kishte marrë pankinën e Gjilanit, pas shkarkimit të ish-trajnerit Arbnor Morina, i cili kishte udhëhequr Gjilanin në 7 javët e mbetura.
Hyseni i vetëdijshëm për ballafaqimin me Flamurtarin, thekson se do të jetë vështirë.
“Flamurtari vjen në këtë ballafaqim pas suksesit ndaj Prishtinës, ndërsa pas humbjes së parë pranverore do të jetë mjaft vështirë, por jemi të mobilizuar si asnjëherë më parë që pikët të mbesin në Gjilan, pasiqë për skuadrën tonë janë më së të nevojshme për këtë ballafaqim, ftojë grupin e tifozëve “Skifterat”, që në numër të madh të vinë të na përkrahin në këto momente kur skuadrës i nevojiten pikët si asnjëherë më parë”./rajonipress/


