Ballkani mposht pas 120 minutave Kikën në DigitAlb Kupën e Kosovës
Skuadra nga Hogoshti anëtare e Ligës së Parë, nuk ka arritur të bëj befasinë e këtij kompeticioni të garave të DigitAlb Kupës së Kosovës.
Hogoshtasit edhe pse gjatë 120 minutave u angazhuan, nuk arritën të gjunjëzojnë “portokallinjtë” nga Suhareka.
Edhe pse këto dy skuadra për herë të parë u takuan në historikun e tyre treguan futboll cilësor, ndërsa ndeshja është zhvilluar në stadiumin me barin sintentik në Gjilan.
Përcaktuesi i kësaj ndeshje u deshtë të përcaktohet në vazhdime, pasi gjatë 90 minutave rrjetat mbetën të paprekura.
Ndeshja u deshtë të zhvillohet dy herë nga 15 minuta dhe në minutën e 116, Edi Maksutaj arrinë të mposht portierin e Kikës, Ahmetajn, duke i siguruar skuadrës së tij “biletën” për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës./rajonipress/


