HW

Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë president i FSHF-së

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual, duke zgjedhur Armand Dukën president për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar.

Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.

Mobi Casa

Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e presidentit Duka, por edhe angazhimin e FSHF-ja për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talentëve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Duka mban postin e presidentit të FSHF-së që prej vitit 2002. /atsh

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.