UBT

Real Sociedadi, Adnan Januzajt: “A je gati?”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

​Real Sociedad shpreson që Adnan Januzaj të japë më të mirën sonte kundër Athletic Bilbasos, për ta ndihmuar ekipin që të marrë pikë në një ndeshje të vështirë siç konsiderohet ajo me ekipin bask.

Duke filluar nga ora 16:15, Real Sociedad do të presë në “Anoeta” Athletic Bilbaon, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22 në La Liga, raporton Gazeta Express.

Ndeshjen e parë të këtij sezoni, Januzaj mungoi për shkak të një dëmtimi, sfidë të cilën e fitoi Sociedadi 3-1.

Fundamenti

Por, ai ka statistika shumë të mira sa herë përballet me ekipin bask, vlen të përmendet ndeshje në muajin prill ku dhuroi spektakël dhe ndihmoi të tijtë për të fituar 3-1 dhe për shkak të asaj paraqitje mbresëlënëse, klubi shpreson që shqiptari të jetë gati për një tjetër natë magjike, dhe për ta ndihmuar Sociedadin të ndritët në renditje.

“Adnan Januzaj, a je gati për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar?”, ka shkruar klubi në llogarinë zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Pas 21 ndeshjeve, Sociedadi gjendet në pozitën e 9 me 27 pikë në renditjen e La Ligas, kurse Bilbao në pozitën e 11 me një pikë më pak, 26. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.