United Hospital

Nisma i bëhet krah Haradinajt: Nuk i nënshtrohemi presionit për heqje të taksës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

I pari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar lidhur me presionin që po bëhet në drejtim të Qeverisë së Kosovës për të larguar taksën 100% të vendosur nga produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegoivnës.

Sherifi ka thënë se heqja e taksës pa u hequr arsyet e vënies inkurajon Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën.

Sipas të njëjtit, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova, përballë agreisonit të vazhdueshëm të Serbisë ka ndjekur rrugën e lëshimit pe, rrugën e ikjes nga ballafaqimi, duke mos i mbrojtur interesat e saj ashtu siç do t’i mbronte çdo shtet tjetër i pavarur dhe sovran.

Sherifi tha gjithashtu se qoftë pezullimi, qoftë heqja 100% pa u hequr asnjë nga arsyet që e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës për ta marrë këtë vendim është kthim mbrapa, kthim në rrugën e vjetër, në rrugën e koncesioneve të vazhdueshëm ndaj Serbisë, rrugë e cila është dëshmuar si e gabuar, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

KKVITI

Heqja e taksës pa u hequr arsyet e vënies inkurajon Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën!

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës mbi bazë të propozimit gjithpërfshirës të Martti Ahtisaarit, Kosova, përballë agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, ka ndejkur rrugën e lëshimit pe, rrugën e ikjes nga ballafaqimi duke mos i mbrojtur interesat e saj ashtu siç do t’i mbronte çdo shtet tjetër i pavarur dhe sovran!

Prandaj, qoftë pezullimi, qoftë heqja e taksës 100% pa u hequr asnjë nga arsyet që e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës për ta marrë këtë vendim është kthim mbrapa, kthim në rrugën e vjetër, në rrugën e konçesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë, rrugë e cila është dëshmuar si e gabuar!

Ndjekja e rrugës së vjetër sjellë rezultatin e njetë. Madje, ajo rrugë vetëm sa do ta trimërojë Serbinë të vazhdojë me intenzitet të shtuar agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën! Nëse do të më duhej të zgjidhja mes qortimit nga SHBA-të për shkak të mos heqjes së Taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, apo nënshtrimit ndaj Serbisë duke hequr taksën pa u hequr arsyet që kanë çuar në vënien e saj, pa u menduar fare do të zgjidhja të parën!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.