Celina në “qiell të shtatë”, trajneri i Swanseat ka diçka për t’i thënë
Goli i tij ndoshta mund të ketë bërë bujë kundër Gillingham, por trajneri i Swansea Cityt, Graham Potter ndjen se ka ende shumë për të ardhur nga Bersant Celina.
Reprezentuesi kosovar shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren, 4:1 kundër Gills dhe ia mundësoi Swanseat kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës FA.
Dhe trajneri, Potter ishte i kënaqur me ndikimin e mesfushorit të Kosovës në këtë ndeshje, raporton Zëri.
“Ishte e këndshme të shihnim momente të tilla, por nuk jam i sigurtë nëse mund të kërkoj më shumë gjëra të tilla”, tha Potter fillimisht.
“Ishte një goditje e fuqishme, por edhe loja e tij në përgjithësi ishte e mirë, ai u kombinua mirë me të tjerët dhe ishte pjesë e lojës tonë sulmuese në pjesën e parë”.
“Dhe më pas, Celina lansoi goditjen e mrekullueshme, gjënë për të cilën ai kishte nevojë. Unë mendoj se kishim nevojë për golin e tretë sepse ndeshja mund të tensionohej dhe se ne kishim dominuar deri në atë pikë”.
“Pra, jam i kënaqur për Celinën”, vlerësoi Potter./Zëri/


