Eko Higjiena

Turpi i radhës, pushtetarët tregojnë pallavra për liberalizim vizash

/ 15 minuta lexim
Hidromorava

Zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës kanë nisur sërish ta mashtrojnë popullin me afate për liberalizimin e vizave, madje duke premtuar datë shumë të afërt se do të ketë liberalizim në qershor, edhe pse dihet se as që është në agjendë sivjet, sikur që pati thënë troç komisionari HAHN, por deri në vitin 2020.

Aliu: Ashiqare po gënjejnë e po mashtrojnë se do të ketë liberalizim vizash në qershor

“Pushtetarët, sa herë që u duhet për interesat e politikave ditore, e riaktualizojnë liberalizimin e vizave, edhe pa qenë fare në agjendën e BE-së. Mashtrimi më i ri, se kinse liberalizmi do të ndodhë në qershor, është akti më i ri i gënjeshtrës së pushtetarëve me kredibilitet të humbur qytetar, shkaku i masovizimit të grevave dhe bllokadës së jetës institucionale në Kosovë. Për shkak se populli është lodhur me gënjeshtra, nuk i beson më asnjërit zyrtar të Kosovës, të cilët ka disa vjet që e mashtrojnë popullin paturpësisht. Gënjeshtra është bërë filozofi politike e politikanëve të korruptuar dhe të tejinkriminuar”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Florim Zeqa

Zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës kanë nisur sërish ta mashtrojnë popullin me afate për liberalizimin e vizave, madje duke premtuar datë shumë të afërt se do të ketë liberalizim në qershor, edhe pse dihet se as që është në agjendë sivjet, sikur që pati thënë troç komisionari HAHN, por deri në vitin 2020.

Analistët politikë dhe qytetarët edhe këtë premtim të radhës po e shohin si mashtrim dhe gënjeshtër klasike të politikanëve në pushtet, sepse populli nuk i beson më asnjërit zyrtar të Kosovës, të cilët ka disa vjet që e mashtrojnë popullin rregullisht. Janë po këta liderë politikë e qeveritarë që e patën hapur edhe “shampanjën” disa herë duke festuar triumfalisht kinse liberalizimi është punë e kryer, ndërkaq realiteti është se Kosova mbeti vendi i vetëm i izoluar në Evropë, sepse çdo premtim i pushtetarëve është vetëm propagandë, kurse vendimi për liberalizim varet ekskluzivisht nga anëtarët e BE-së, të cilët, me gjasë, hezitojnë të votojnë në favor të Kosovës për shkak të qeverisjes së korruptuar dhe kriminalitetit në rritje.

Analistët politikë theksojnë madje se qeveritarët kosovarë nuk mund të na tregojnë më për vizat, por së paku do të duhej të bëheshin të përgjegjshëm dhe të tregojnë se kur nis mësimi, pasi që po fillon edhe java e tretë, kurse java e dytë e grevës është kjo që po lëmë pas dhe nuk ka asnjë shenjë pozitive se Kosova do të zhbllokohet, derisa kanë mbetur 500 mijë nxënës në shtëpi, sepse mësuesit kërkojnë trajtim më të dinjitetshëm për pagat e tyre në fund të listës, sipas ligjit në procedurë. Kjo edhe është një arsye pse ka dështuar, si çdo sektor tjetër, edhe sistemi i arsimit në Kosovë, duke prodhuar gjysmanalfabetë për afro dy dekada rresht, që nuk mund të mos jetë edhe kjo pasojë e hezitimit për t’i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave nga disa vende të BE-së.

Pushtetarët ngarendin për të marrë merita, nuk i pranojnë dështimet

Analisti politik Florim Zeqa theksoi për “Kosova Sot” se përderisa gënjeshtra është bërë mjeti më i përshtatshëm në dorën e pushtetarëve, liberalizimi i vizave është bërë ushqimi më i shijshëm për qytetarët e zhgënjyer, prandaj edhe po e përdorin si të tillë. “Duke e ditur që është kështu, pushtetarët, sa herë që u duhet për interesat e politikave ditore, e riaktualizojnë liberalizimin e vizave, edhe pa qenë fare në agjendën e BE-së. Mashtrimi më i ri, se kinse liberalizmi do të ndodhë në qershor, është akti më i ri i gënjeshtrës së pushtetarëve me kredibilitet të humbur qytetar, shkaku i masovizimit të grevave dhe bllokadës së jetës institucionale në Kosovë. Për shkak se populli është lodhur me gënjeshtra, nuk i beson më asnjërit zyrtar të Kosovës, të cilët ka disa vjet që e mashtrojnë popullin paturpësisht. Gënjeshtra është bërë filozofi politike e politikanëve të korruptuar dhe të tejinkriminuar, të cilët e patën hapur shampanjën disa herë duke festuar triumfalisht liberalizimin, ndërkaq realiteti është se Kosova mbeti vendi i vetmi vend i izoluar në Evropë. Çdo premtim i pushtetarëve mbeti vetëm propagandë e mashtrim. Vendimi për liberalizim të vizave për qytetarët kosovarë varet ekskluzivisht nga anëtarët e BE-së, të cilët hezitojnë të votojnë në favor të Kosovës, për shkak të qeverisjes së korruptuar dhe kriminalitetit në rritje e sipër. Pushtetarët tanë ngarendin vetëm për të marrë merita, duke përmendur afatin e qershorit, kur dihet se as që është në agjendë sivjet, siç tha HAHN, por deri në 2020”, është shprehur Zeqa.

Sipas tij, dihet mirëfilli se qeveritarët kosovarë nuk mund të caktojnë afate për vizat, por së paku do të duhej të bëheshin të përgjegjshëm dhe të tregojnë se kur nis mësimi, pasi që po hyhet në javën e tretë të grevës dhe asnjë shenjë pozitive se Kosova do të zhbllokohet shpejt nga grevat edhe në sektorë të tjerë. Tashmë po dëshmohet përfundimisht se si kanë dështuar të gjithë sektorët e tjerë, shkaku i degradimit të sistemit arsimor në Kosovë, duke prodhuar gjysmanalfabetë për afro dy dekada rresht, që u katapultuan në majat e pushtetit, i cili po rezulton keq me dështimin e shtetit”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot”.

Qytetarët nuk u besojnë më deklaratave boshe të krerëve të shtetit

Qytetarët e anketuar nga gazeta, po ashtu, mendojnë se liderët tanë politikë, këta që janë në pushtet, përsëri kanë nisur të mashtrojnë popullin me premtimin për liberalizimin e vizave.

Eco Higjiena

Këtë gjykim dhe mendim e thotë troç qytetari Selver Lenjani.“E dini çka, këto janë vetëm pallavra të Ramush Haradinajt, edhe të Hashim Thaçit, mbajeni mirë këtë në mend, edhe të Kadri Veselit e të Isa Mustafës, edhe të të gjithë këtyre dallaveraxhinjve, sepse nuk po bëhen 19, por plot 20 vjet që po na gënjejnë, po na mashtrojnë, prandaj populli nuk ka pse t’u besojë më tutje këtyre. Këta e kanë bërë lëmsh këtë shtet dhe nuk e meritojnë të jenë më tutje në pushtet. Nuk e kanë merituar të jenë në pushtet këta, por erdhën ashtu si erdhën dhe tani është mëkat dhe tmerr i madh për tokën që po i mban këta rrenca e këta mashtrues. Për fatin e tyre ne si popull po duket që kemi qëlluar jashtëzakonisht të urtë, popull i butë dhe po luajnë me ne si po duan, mund të na ndjekin e të na dërgojnë nga të duan, sepse nuk kanë frikë nga ky popull se mos po u kundërvihet e t’u bëjë ndonjë farë zarari, ndonjë kundërshtim. Unë mendoj që këta po e japin edhe tani një premtim të tillë, sepse qëllimi i tyre i vetëm është se si të mbeten edhe për një kohë në pushtet. Hiç mos të shkojmë tani më tutje, vetëm shikojeni këtë grupin negociator se çka po dëshiron të bëjë me Mitrovicën. A ka këtu turp më të madh që edhe këtu po duan të bëjnë pazare. Serbia bëri luftë në territorin e Kosovës, bëri krime kundër qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës dhe tani këta po duan të futen në negociata për ta ndarë edhe këtë territor të Kosovës të njohur edhe ndërkombëtarisht, prandaj duhet t’u themi edhe Kadri Veselit, edhe Hashim Thaçit, por edhe Ramush Haradinajt, se ky është dhe do të jetë turpi më i madh i tyre se çka janë duke dashur të bëjnë”, është shprehur Lenjani.

Edhe i riu Florent Zogaj nga Drenasi thotë se nuk i beson këtij premtimi të fundit të krerëve të shtetit, sipas të cilit liberalizimi do të bëhet në qershor të këtij viti. Ai thotë se mendimi i tij është që do të kalojë edhe viti 2020 dhe vetëm atëherë mund të ketë një shpresë se edhe kjo çështje do të marrë në fund epilog pozitiv, sikur e ka thënë komisioneri Hahn.“Gjasat normal që janë se një ditë edhe për ne do të ndodhë liberalizimi i vizave, por njëherë për njëherë jo, nuk ka ama asgjë hiç dhe këto që po thuhen janë vetëm mashtrime, sa për të mbetur këta në pushtet”, është shprehur ai për “Kosova Sot”.

Qarri: Vetëm propagandë për konsum politik

Sipas analistit Gani Qarri, ka kohë tani që populli i Kosovës është mësuar, me deklarata të tilla boshe e mashtruese sa i takon liberalizimit të vizave, ngase, siç pati thënë z. Johanes Hahn dhe po e përsërisin në vijimësi zyrtarët evropianë, që për momentin nuk ka asnjë afat zyrtar se këtë vit qytetarët e Kosovës mund të lëvizin të lirë në shtetet e BE-së dhe zonën Shengen.“Kështu që deklaratat e liderëve vendorë për liberalizimin e vizave në qershor sërish tingëllojnë më tepër si mashtrim sesa që kanë të bëjnë me realitetin, kur dihet se një vendim i tillë, të paktën deri më tani as që është në agjendë për sivjet dhe ndoshta njëmend duhet pritur deri në vitin 2020, siç pati paralajmëruar z. HAHN. Andaj populli me të drejtë nuk i beson më asnjërit zyrtar të Kosovës, të cilët ka disa vjet me radhë që mashtrojnë rregullisht qytetarët, duke hapur edhe shampanjën, si Bekim Qollaku & Co, duke festuar triumfalisht, kinse liberalizimi ndodhi, ndërkaq realiteti edhe disa vite më vonë është se falë politikëbërësve të tillë, Kosova mbeti vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Se çdo premtim i pushtetarëve aktualë është vetëm propagandë për konsum politik e dëshmon edhe fakti se vendimi për liberalizim merret ekskluzivisht nga anëtarët e BE-së, të cilët, me gjasë, hezitojnë të votojnë në favor të Kosovës, pikë së pari për shkak të mosveprimit të sistemit të drejtësisë, qeverisjes së korruptuar dhe kriminalitetit në rritje”, theksoi analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Kështu, sipas Qarrit, që në mungesë të rezultateve, pushtetarët aktualë ngarendin vetëm për të marrë merita, duke përmendur kokë më vete afate, si ai i qershorit, dhe, përkundër rrëzimit të vazhdueshëm të hipotezave të tyre të pabazuara, askush nuk merr përgjegjësi.“E qeveritarët kosovarë, pasi nuk dinë, as nuk mund të vendosin për vizat, do të ishte më mirë për ta e të gjithë prindërit dhe nxënësit e Kosovës, që së paku të na informojnë se kur do të nisë mësimi dhe çfarë masash kanë ndërmarrë ata për ndërprerjen e grevës së politizuar, pasi që po hyjmë në javën e tretë të mosmbajtjes së mësimit dhe asnjë shenjë pozitive se Kosova do të zhbllokohet nuk duket kund. Se vërtet sistemi i arsimit në Kosovë ka dështuar tërësisht, flet edhe fakti se jo vetëm që ky sektor ka prodhuar sistematikisht gjysmanalfabetë për afro dy dekada me radhë, por edhe se tash e dy javë rresht ka mbyllur më se 500 mijë nxënës në shtëpi. Madje, pretendimi se kinse mësuesit po kërkojnë “vetëm” trajtim më të dinjitetshëm për pagat, duke dëmtuar kështu në mega-përmasa arsimin dhe fëmijët e atyre që dikur mbanin edhe mësuesit me mundësitë e veta, edhe pse ata nuk protestuan kurrë kundër mbylljes së shkollave as shkatërrimin e sistemit të pagave nga regjimi okupues i Serbisë, vërtet nëse jo me shantaz politik, nuk mund të arsyetohet me asnjë mënyrë tjetër, kjo që SBASHK-u i politizuar, në shekullin XXI, po ua shkakton nxënësve dhe gjithë shtetit të Kosovës”, theksoi analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Badallaj: Rrenave të pushtetarëve u ka dalë boja

Analisti Reshat Badallaj theksoi për “Kosova Sot” se edhe kjo tani është një fushatë e re mashtrimi dhe asgjë tjetër.“Për këta maskarenj lidhur me liberalizimin e vizave që e mashtrojnë me rrena të pakripë, tash me të vërtetë u ka dalë boja dhe nuk i beson askush. Këtë konstatim po e nis dhe ilustroj edhe me një “vaki”: Bariu del në stane me bagëti dhe merr një qen me vete për ta mbrojtur tufën nga egërsirat. Qenin e lidh me zinxhir dhe pa pasur ujk fare bariu e gënjen dhe thotë: sharov, ujku. Sharovi këput zinxhirin, por ujk nuk ka, përsërit herën e dytë… njëjtë vepron sharovi dhe ujk nuk ka, kurse herën e tretë vërtet vjen ujku dhe bërtet bariu…. sharov ujkuuu. Sharovi nuk lëviz dot se bariu e kishte rrejt dy herë dhe tani sharovi mendon se është vërtet rrenë dhe nuk i beson më, kurse ujku e ha kopenë dhe bën batërdi. Pra, rrenave të këtyre liderëve banditë, që kanë humbur besimin në popull dhe kanë rrejt disa herë, më nuk u beson askush, sepse këto rrena ky soj banditësh i kanë për asgjë tjetër vetëm për ta mashtruar popullin dhe për të mbuluar dështimet e tyre që kanë premtuar për popullin me mashtrime dhe premtime të kota dhe boshe. Dhe, këta hajna mund edhe të bëhen me premtime më të forta se HAHN-i madje. Pra, a nuk është kjo shumë naive dhe qesharake, kur pa fije turpi tallen me popullin”, theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.

Aliu: Sërish po e mashtrojnë popullin me data për liberalizimin e vizave

Analisti Bislim Aliu thotë se premtimet e politikanëve kosovarë për vizat e kanë humbur çdo kuptim tanimë, sepse liderët tanë që pas lufte e këndej gjithnjë e kanë mashtruar popullin me premtime të shumta, e ato të shumtën e rasteve fare nuk janë realizuar. “Edhe për liberalizimin e vizave që 8 vjet liderët tanë kanë “kokorisur” gjithnjë, por më kot. Edhe tani sërish po e mashtrojnë popullin me liberalizimin e vizave. Dhe, ashiqare po gënjejnë se do të ketë liberalizim vizash në qershor, kur dihet qartë se as që është në agjendë, as sivjet, siç tha para do kohësh HAHN, por deri në vitin2020! Tani populli është mësuar me këta pushtetarë dhe fare nuk i beson asnjërit prej tyre, meqë ka disa vite që po e mashtrojnë popullin e Kosovës? Për liberalizim vizash, ata disa herë e patën hapur shampanjën, duke festuar triumfalisht, ndërkaq realiteti është se Kosova mbeti vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Ndaj, çdo premtim i pushtetarëve është vetëm propagandë. E vendimi për liberalizimin e vizave, varet ekskluzivisht nga anëtarët e BE-së, të cilët me gjasë hezitojnë të votojnë në favor të Kosovës, për shkak të qeverisjes së korruptuar dhe kriminalitetit në rritje. E pushtetarët tanë ngarendin vetëm për të marrë merita, duke e përmendur afatin e qershorit, e për këtë mashtrim askush nuk merr përgjegjësi! Ndaj, qeveritarët kosovarë nuk duhet të na tregojnë për liberalizimin e vizave, por ata duhet së paku të jenë të përgjegjshëm dhe të na tregojnë se kur fillon mësimi, pasi që fillon java e tretë dhe asnjë shenjë pozitive nuk ka ende në këtë drejtim! Për këtë kanë mbetur 500 mijë fëmijë në shtëpi, sepse mësuesit dhe arsimtarët kërkojnë trajtim më të dinjitetshëm për paga. Dhe, për këtë ka dështuar, si çdo sektor tjetër, edhe sistemi i arsimit në Kosovë, duke prodhuar gjysmanalfabetë për afro dy dekada rresht”, theksoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.