UBT

Haziri thotë se ajo çfarë ka bërë Abdixhiku është dorëheqje: S’dha kohë për t’i kërkuar përgjegjësi, e mori vetë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskopi dhe T7, duke folur për rezultatin e zgjedhjeve të fundit nacionale, ka deklaruar se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, e ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët.

Haziri, i cili për disa mandate ka qenë kryetar i Gjilanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se veprimi i Abdixhikut për marrjen e përgjegjësisë ka qenë i pakonsultuar me kolegët e partisë.

“Asnjë minutë nuk na ka dhënë kohë Lumir Abdixhiku për të kërkuar faturim apo përgjegjësi. E ka marrë vetë. Më 28, në mbrëmje, ka dalë vetë dhe e ka marrë këtë përgjegjësi. E ka bërë aktin politik. Kjo është e vërteta. As nuk është konsultuar me mua, as me kolegët e tjerë që atë ditë kemi qenë në proces zgjedhor. Të njëjtën e ka bërë edhe më 9 shkurt. Por përgjegjësia shkon sipas renditjes në listë zgjedhore apo në kryesi, nuk është me rëndësi kjo punë”.

UBT

“Kryesia është organ ekzekutiv, organi më i lartë. Por kjo garë është e 110 burrave dhe grave për zgjedhje politike që janë për Kuvendin e Republikës, sepse ne kemi demokraci parlamentare. Kuvendi është organi kryesor në këtë Republikë Kushtetuese dhe zgjedhjet për Kuvend janë më të rëndësishmet”, ka thënë Haziri në një intervistë për Periskopi.

Haziri e ka krahasuar dorëheqjen e Abdixhikut me shtatzëninë, duke bërë paralelizma. Sipas tij, nuk ka gjysmë dorëheqje, as gjysmë shtatzëni.

“Krejt debati në Kosovë dhe përtej LDK-së është duke u bërë për aktin politik që është bërë.Nuk ka gjysmë shtatzëni, nuk mundet me u abortu kjo punë nëse nuk ka shtatzëni. Lumir Abdixhiku ka thënë se është dorëheqje. Akti i dorëheqjes, si i tillë, e ruan respektin tim, respektin e kolegëve, të anëtarësisë, të qytetarëve dhe të votuesve. Këtë akt e ka konfirmuar vetë, me gojën e vet”, ka thënë ai./Periskopi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.