Pesë mënyrat natyrale për të forcuar sistemin imun gjatë sezonit të gripit
Sherbela dhe boronicat . Sherbela përmban përbërës kundër baktereve, derisa boronicat ndihmojnë në forcimin e traktit respirator’, thotë Hay. Sherbela në veçanti njihet për vetitë kundër baktereve, efektet antioksiduese dhe vetitë kundër inflamacioneve, tradicionalisht mendohet se e forcon kujtesën. Boronicat, pos se forcojnë traktin respirator, po ashtu e promovojnë edhe shëndetin për lëkurë.
Ushqimi i llojllojshëm
Ushqimet me ngjyrë të ndritshme, si boronicat, perimet me gjethe të gjelbër, domatet, portokajtë, patatet e ëmbla, panxhari, shalqiri dhe xhenxhefili përmbajnë vitaminat kyçe dhe mineralet që e ndihmojnë sistemin imun për t’i luftuar infeksionet. Nutricisti Hay thotë: ‘Pigmentet e thella në ushqim shpesh ofrojnë veprim terapeutik. Ushqimet me ngjyra po ashtu përmbajnë fitonutriente, kemikate natyrale që parandalojnë sëmundjet e zemrës e madje edhe kancerin’.
Supë me perime, me bimë dhe erëza
Supat nuk janë të dobishme vetëm për t’ju ngrohur gjatë muajve të ftohtë, por janë edhe mënyrë e hatashme për t’u furnizuar me nutriente. Mbushja e supës me perime të pasura me nutriente po ashtu e shtojnë konsumimin e fitonutrienteve, që ndihmojnë në vazhdimin e punës së imunitetit. Për shtim të punës së imunitetit, shtoni hudhër, origano, xhenxhefil dhe shafran.
Pemë të freskëta ose lëngej të pemëve
Pemët e freskëta dhe lëngjet e perimeve, po ashtu, ju ndihmojnë në shtimin e furnizimit me antioksidues. Vetitë shëruese të pigmenteve me ngjyrë të gjetura në ushqimet, siç janë panxhari, piperi dhe perimet me gjethe të gjelbër ndihmojnë në prodhimin e acidit nitrik që është dëshmuar se përmirëson shëndetin kardiovaskular. Perimet me gjethe të gjelbër përmbajnë magnez që ndihmon sistemin nervor, në shkëmbim kjo kontribuon për të pasur sistem më të fortë imun.
Vitaminat A, C dhe D
Në termin e suplementeve, vitaminat A, C dhe D mund t’ju ndihmojnë në forcimin e sistemit imun, në veçanti gjatë muajve të dimrit. Vitamina A është e nevojshme për ruajtjen e imunitetit dhe për luftimin e infeksioneve. Vitamina C gjendet në agrume, spec të kuq apo të gjelbër dhe perime si brokoli. Vitamina D në ushqim në masë të madhe redukton rrezikun nga ftohjet, infeksionet e rrezikshme respiratore, si pneumonia dhe bronkiti.
(Kosova Sot)


