HW

Ja pse rrushi është ushqimi më ideal

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera” – do të shprehej kështu mjeku i famshëm nga Nju Yorku, dr. A Liebstein, në vitin 1927.

I cilësuar si mbreti i frutave për shkak të vetive kuruese që ka, studimet tregojnë se rrushi dhe varietetet e tij (i kuq, i bardhë dhe i zi) mund të të mbrojë nga sëmundjeve të zemrës. Ndërsa lëvorja e rrushit është e pasur me kvercetinë, substancën e cila e rregullon nivelin e kolesterolit në gjak dhe e zvogëlon rrezikun për të pësuar sulm kardiake, po ashtu rrushi është i pasur me polifenole dhe tanimë, që parandalojnë shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Disa mjekë kanadez kanë arritur në rezultatin se rrushi është një armik i viruseve.

Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë oranizmin për tu pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku.
Rrushi i bardhë dhe i zi janë të pasur me vitaminat nga grupi B, si dhe vitaminat A dhe C. Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dezintoksikuese), rrushi ndihmon edhe në mbrojtjen e organizmit nga kanceri. Prova të shumta të kryera në SHBA te persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.

DIETA ME RRUSH
Rrushi është frut ideale për dietën verore. Ky ushqim ka vlerë të madh nutritive dhe distike, ndërsa vepron si tonik natyral i organizmit.
Rrushi përmban mesatarisht 20 për qind të sheqerit dhe ka vlera ta madha energjike, përveç kësaj është i pasur me vitamine C, e cila është burim i kaliumit. Vlera
me e rëndësishme e rrushit është në bioflavonoide, kompozimet të cilat janë antioksidantë të vlefshëm dhe mbrojnë qelizat nga ndikimet e dëmshme të radikaleve
të lira. Dieta njëditore me rrush ka efekt diuretik, nxit tretjen normale dhe pastron zorrët, shërben si tonik për organizmin. Dieta është shumë e thjeshtë, mjafton të blini dy kile rrush dhe t’i hani gjatë ditës pa kufizim, kur do që dëshironi.
Të njohura si diuretikë dhe detoksifikues shumë të mirë, farat e rrushit luftojnë edhe plakjen.

Omega 6 dhe 9
Farat e rrushit aktivizojnë edhe mikro-qarkullimin e lëkurës, gjë e cila ndihmon në mos plakjen e shpejtë të saj. Farat përmbajnë gjithashtu omega 6 dhe omega 9, e cila sjell rigjenerimin e qelizave dhe favorizon hidratimin e epidermës. Ndërsa vaji i farave të rrushit përdoret për masazh edhe tek flokët e thatë

Farat e rrushit
Numri më i madh i përbërësve të dobishëm fshihet në farat e rrushit të zi, prandaj mendohet të jetë i shkëlqyeshëm në pastrimin e organizmit nga helmet.

HW

Lëkura e rrushit
Shumë prej vlerave të dobishme të rrushit i detyrohen polifenoleve të pranishme në lëkurë, mes tyre edhe taninet.
Këto të fundit që gjenden me shumicë në lëkurë, janë antioksidantë të fuqishëm dhe ulin rrezikun e madh të dëmtimit të enëve të gjakut nga radikalet e lira.

Sheqernat
Rrushi është i pasur me sheqerna në të cilat mëlçia mbështetet me të madhe, dhe i depoziton për t’i përdorur kur t’i nevojitet organizmit, mirëpo diabetikët duhet ta përdorin në mënyrë të kontrolluar.

Rrushi i zi
Rrushi, në veçanti i ziu, është një prej frutave më të shëndetshme dhe më të kompletuara. Falë përmbajtjes së lartë të ujit, kripërave minerale, fibrave dhe
përmbajtjes së pakët të yndyrave e proteinave, tuli i kokrrave të rrushit rimineralizon organizmin dhe frenon urinë nervore, duke kryer edhe një funksion pastrues, duke lehtësuar procesin e eliminimit të toksinave metabolike të grumbulluara nga një jetë jo e shëndetshme (duhan, alkool, etj.)

Farat e rrushit, luftojnë plakjen

Ato janë antioksiduese dhe mbrojnë lëkurën dhe flokët. Vaji i farave të rrushit njihet tashmë në kuzhinë për vetitë e mira kundër kolesterolit.
Ajo që jo të gjithë e dinë është se ajo na ndihmon edhe për të qenë të bukura përgjithmonë.
Përbërja pa yndyrë i përshtatet çdo lloj lëkure dhe thithet shpejtë nga epiderma.
Kjo përbërje përdoret për masazhet e trupit apo të flokëve, por mund të shërbejë edhe si bazë për produktet estetike.
Por çfarë kanë vallë kaq të veçantë farat e rrushit? Ato përmbajnë polifenol, molekula plot me vitaminë E të cilat janë të pasura me antioksidues natyral.
Gjë e cila ndikon në mos plakjen e lëkurës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.