Xhevdet Shabani qetëson Dritën e Futbollin e Kosovës
Sulmuesi i Dritës dhe futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018, ka qartësuar vazhdimin e karrierës së tij.
Edhe pse shumë është përfolur se karrierën që do ta zhvillon në Francë apo do të punësohet në këtë shtet, “Rrapa” për ‘rajonipress’ ka qartësuar gjithçka.
“Është e vërtet se pushimet e mia kanë qenë më të gjata për shkaqe të mia personale, ndërsa që nga nesër unë do t`i bashkëngjitëm skuadrës së Dritës që të përgatitemi sa më mirë për sfidat pranverore, ndërsa unë edhe më tutje do të jem pjesë e skuadrës së Dritës e cila është bërë shtëpia ime e dytë”./rajonipress/


