Presidenti Florim Zuka viziton skuadrën e tij në stërvitje
Gjilan – Tani e katër ditë skuadra e Gjilanit, ka filluar t`i mbushë “bateritë” për stinorin pranveror në ambiente të fushës së mbyllur. Presidenti Florim Zuka sot ka vizituar skuadrën e tij në një seancë stërvitore, ai është njoftuar nga afër me ecurit e futbollistëve, por njeherit ju ka uruar futbollistëve suksese dhe disa futbollistë të cilët për herë të parë kanë veshur fanellën e klubit të Gjilanit.
Skuadra e Gjilanit gjerë më tani është përforcuar gjatë pushimit dimror me Asanin, Lilën, Koqi dhe Hagjibulliqin, ndërsa ekspeditës së “bardh e kuqëve” të Gjilanit, pritet shumë shpejt t`i bashkëngjitet edhe futbollisti Sali Kosumi i cili tani e një kohë të gjatë ishte jashtë fushës së blertë për shkak lëndimit.
Nga skuadra e Gjilanit gjatë afatit dimëror janë larguar, Marinho, Pepa, Hyseni, Sadriu e Caesar.
Siç bëjnë të ditur nga kampi i Gjilanasve gjerë në fillim të stinorit pranveror mund të ketë edhe disa përforcime, ndërsa fazën tjetër përgatitore pritet “kuq e bardhët” të jenë në Durrës apo Ulqin./rajonipress/


