Eko Higjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda 24 orëve ka ndaluar 4 persona të dyshuar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda 24 orëve, në 4 (katër) raste të ndara, ka ndaluar 4 (katër) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, janë ndaluar 3 (tre) të dyshuar për shkak të dyshimit të veprave penale “Zjarrëvënie”.

FIDANISHTJA

Ndërsa, nga Departamenti për Krime të Rënda, është ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Prokuroria, brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarve do të paraqet kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që duke pasur parasysh rrethanat e kryerjes së veprave penale, masat e tjera nuk do të ishin të mjaftueshme për të zhvillimin e mëtejmë të procedurës penale./rajonipress/