Fidanishtja

28 persona të ndaluar brenda një jave në rajonin e Gjilanit, 15 kërkesa për paraburgim ndaj 20 të dyshuarve

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 24–30 tetor 2026, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 28 persona, në mesin e tyre edhe dy të mitur, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë janë paraqitur 15 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 20 personave të dyshuar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, veprat penale për të cilat janë ndaluar personat përfshijnë dhunën në familje, kanosjen, lëndimin e lehtë trupor, sulmin, posedimin e paautorizuar të narkotikëve, si dhe vepra të tjera penale.

Nga 28 personat e ndaluar, 11 janë nën hetim për veprën penale të dhunës në familje, tri ndalime janë bërë për lëndim të lehtë trupor, katër për kanosje dhe katër të tjera për veprat penale të sulmit dhe lëndimit të lehtë trupor.

Fundamenti

Po ashtu, një person është ndaluar nën dyshimin për veprën penale të mbajtjes, pronësisë dhe posedimit të paautorizuar të armëve, një për rrezikim të trafikut publik, ndërsa dy persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Në mesin e të ndaluarve janë edhe dy të mitur. Njëri dyshohet për sulm seksual, ndërsa tjetri për veprën penale që lidhet me materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

15 kërkesa për paraburgim ndaj 20 personave

Përveç ndalimeve, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka ushtruar 15 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 20 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas të dhënave të publikuara, dy kërkesa për paraburgim janë paraqitur ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale të dhunimit.

Një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një të mituri është paraqitur për dyshimin për përfshirje në veprën penale të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Numri më i madh i kërkesave lidhet me dhunën në familje, ku janë paraqitur nëntë kërkesa për paraburgim ndaj dhjetë personave të dyshuar.

Ndërkaq, një kërkesë për paraburgim është paraqitur ndaj dy personave të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Një tjetër kërkesë, që përfshin katër persona, lidhet me veprat penale të sulmit dhe lëndimit të lehtë trupor, ndërsa një kërkesë tjetër është paraqitur ndaj një personi të dyshuar për kanosje.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë publike këto të dhëna në kuadër të raportimit javor për aktivitetet e saj në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Të gjithë personat e përmendur në këtë njoftim konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.