Granit Xhaka e nis në mënyrë fantastike vitin, gol i bukur ndaj Fulham
Arsenali ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Fulham me rezultat 1-0. Golin e parë për ‘topçinjtë’ e shënoi shqiptari Granit Xhaka.
Mesfushori pranoi një top në zonë dhe me një gjuajte të bukur nga afërisa la të shtangur portierin Rico. Arsenali po kërkon rehabilitimin nga humbja e thellë me Liverpoolin 5-1.
Skuadra e Unay Emery po luan futboll të matur dhe dominues. Nga minuta e parë në fushë është edhe Shkodran Mustafi.
Ky është goli i tretë i Xhakës këtë sezon. /Telegrafi/


