Fundamenti

FIFA publikon renditjen përfundimtare të vitit – Belgjika e para, Kosova vendi me ngritjen më të madhe më 2018

/ 2 minuta lexim
United Hospital

FIFA ka publikuar renditjen përfundimtare të Kombëtareve për vitin 2018, ku dhjetëshja e parë nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur për plot 46 vende në këtë vit.

Në renditjen e re të FIFA-s, Belgjika vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 1727 pikë, por tani me pikë një hendek më të vogël të pikëve me ndjekësit.

Në vendin e dytë vazhdon të jetë kampioni i Botës, Franca me 1726 pikë, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Brazili me 1676 pikë.

Në vendet tjera deri në pozitën e dhjetë renditen Kroacia në vendin të katërt, Anglia në të pestin, ndërsa Portugalia zë vendin e gjashtë.

KKVITI

Dhjetëshja mbyllet me Uruguain në shtatë, Zvicra në të tetin, Spanja në të nëntin dhe Danimarka e dhjeta.

Në njoftimin e saj, FIFA nuk ka lënë pa përmendur edhe Përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka pasur ngritjen më të madhe në vitin 2018.

Në këtë vit, “Dardanët” janë ngritur për plot 46 pozita shkaku i rezultateve pozitive në Kupën e Kombeve, dhe tani mbyllin vitin në vendin e 131 me 1113 pikë.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë e mbyll vitin po ashtu në një pozitë të mira, pra në vendin e 60-të me 1372 pikë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.