ARKATANA

Granit Xhaka po e shqetëson seriozisht legjendën e Arsenalit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Granit Xhaka është një nga lojtarët e rëndësishëm të Arsenalit në repartin e mesfushës. Ndërkombëtari zviceran me orgjinë shqiptare, ka lënë pas momentet e vështira të fillimit të sezonit, duke fituar besimin e trajnerit Emery.

Xhaka ka luajtur deri më tani 108 ndeshje në të gjitha garat me Arsenal, duke shënuar nëntë gola, por është një nga më të mirët për aftësitë e tij në mesfushën e Arsenalit.

Mirëpo me Granit Xhakën lidhen shumë gabime në aspektin mbrojtës, që kanë çuar në gola deçiziv në Permier League për Arsenal. Ai ka marrë gjithashtu 23 kartona të verdhë dhe dy të kuq.

Fundamenti

Pas fitores së ditës së djeshme në derbin e veriut të Londrës, ku Arsenal mundi Tottenham, ka folur ish legjenda e “topçinjve”, Ian Wright. Ai ka komentuar specifikisht lojën e Granit Xhkaës, për të cilin është shprehur se e shqetëson seriozisht mungesa e përqëndrimit të tij në fushë. Wright mendon se cilësitë e mesfushorit janë të dukshme, por është i shqetësuar nga mungesa e përqendrimit të tij.

“Nuk vihen në dyshim aftësitë e Xhakës”-tha Wright, teksa vazhdoi: “Këmba e majtë të jep mundësi të mëdha. Por duke folur sinqerisht,ai është një lojtar që më shqetëson, thjesht për shkak të mungesës së përqëndrimit dhe në detyrat e tij mbrojtëse”-është shprehur legjenda e Arsenal.

Gjithësesi ai nuk i ka kursyer elozhet për futbollistin me orgjinë nga Kosova, që luan për përfaqësuesen e Kosovës. Wright ka thënë se Xhaka është një lojtar që organizon shumë mirë skuadrën. “Ndeshja nda Wolves dhe Cardiff janë dy shembuj të mirë. Më pëlqen ta shoh atë duke u përpjekur të organizojë ekipin, për t`i vendosur lojtarët në pozicionet e duhura. Kështu ai është udhëheqës në fushë”-ka thënë Ian Wright.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.