FIDANISHTJA

Duka: Short pozitiv për Shqipërinë, Kosova mund të fitojë ndaj Anglisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Presidenti i Federatës Shqiptare së Futbollit, Armando Duka, e ka komentuar shortin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, duke thënë se për Shqipërinë ishte një short pozitiv, ndërsa beson se Kosova mund të fitojë kundër Anglisë, transmeton SS.

Përveç, Anglisë, ndër kombëtaret më të forta të mundshme që Kosova ka mundur t’i ketë, këto janë tri kombëtaret tjera, mbase më të lehta në letër, në grupin e “Dardanëve” – Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Ndërsa, Shqipëria po ashtu do të ndeshet me një ndër Kombëtaret në formën më të mirë, Francës, si dhe me katër kombëtare të tjera, të cilat mund të jenë më të dobëta se kampionët e Botës në letër – Islanda, Turqia, Moldavia, Andora.

Si ishte ky short?

Nuk kualifikohesh nga shorti, del nga fusha. Duhet të bëjmë mirë në fushë. Për aq sa varet nga shorti, gotën e shoh gjysmë plot, e shoh pozitiv. Imagjino sikur të ishte grupi me Gjermaninë dhe Holandën, do ishte masakrues. Duke menduar këtë, e shoh pozitiv.

Kishit preferenca kur hidhej shorti?

ARKATANA

Pasi u hodhën 2 skuadrat e para, nuk doja grupin me Gjermaninë dhe Holandën. Gjithë kokat e grupeve të tjera, janë skuadra të forta, që kanë bërë mirë vitet e fundit. Franca siç është e fortë për ne, do jetë edhe për të tjerët. Mund të konkurrojmë për një vend të dytë. Gjithsesi, ende nuk kemi nisur.

Kosova?

Jam në tavolinë me trajnerin e Kosovës dhe zyrtarë të tjerë, janë të kënaqur që do luajnë me Anglinë, dhe mund të fitojnë edhe në Wembley.

Stadiumi i ri?

Në mars vështirë të jetë gati, por besoj se do të luajmë aty në qershor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.