Dritën e shpëton Portieri Leutrim Rexhepi nga eliminimi i Kupës
Kampioni aktual në futbollin e Kosovës Drita në rrethin e parë DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll me vështirësi tejet të mëdha ka eliminuar nga garat e Kupës skuadrën e Vitisë.
Futbollistëve të Dritës nuk ju kanë mjaftuar as 120 minuta për t`i mposhtur vitiasit,
fituesin e kanë përcaktuar penalltitë
Futbollistët vendas kanë kaluar në epërsi në minutën e 78 nëpërmjet Yll Fazliut duke e befasuar kampionin aktual Dritën
Tre minuta më vonë gëzimin e vendësve ua shkurton Xhevdet Shabani i cili arrin të barazon në 1-1 duke quar ndeshjen në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Edhe pas 30 minutave të vazhdimeve nuk është përcaktuar fituesi ndërsa më meritori ishte portieri Leutrim Rexhepi i cili sot ishte ,”hero” i “bardh e kaltërve”.
Ndeshjen u deshtë ta përcaktojnë penaltitë për Dritën të suksesshëm ishin Xh.Shaban, Leci, e Haxhi Neziri ndërsa dështoi Gërbeshi ndërsa portieri Rexhepi arriti t`i mbroj dy penallti duke i siguruar skuadrës së tij kualifikime për rrethin e dytë.
Tërheqja e shortit për 16 skuadra të DigitAlb Kupës së Kosovës bëhet të premten në zyrat e FFK-së./rajonipress/


