Gjilani për pak sa nuk u koritë në DigitAlb Kupën e Kosovës
Futbollistët e Gjilanit kanë zhvilluar ndeshjen e parë në rrethin e parë të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, në ballafaqim me Sharrin nga Hani i Elezit.
Futbollistët e Gjilanit edhe pse ishin favorit të mëdhenj në këtë ndeshje ashtu nuk doli, ata u deshtë mjaft mirë të djersitet për të kaluar në fazën e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.
Gjatë 90 minutave të rregullt të ndeshjes ndeshja ka përfunduar me rezultat 2-2, ku u deshtë që fituesi të përcaktohet në lojën shtesë dy herë nga 15 minuta.
Në lojën shtesë futbollistët e Gjilanit të motivuar arritën të shënojnë edhe katër gola tjerë duke përfunduar ndeshjen me rezultat 2-6.
Golat për Gjilanin i shënuan: Halili 13′, Kqiku 75′, Kastrati 92′, Perez 94′, Nika 103′,113′.
16 skuadrat të rrethit të dytë do të mësojnë kundërshtarët e tyre të premten, kur do të bëhet hedhja e shortit.
Ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës do të zhvillohen me 8-9 dhjetor./rajonipress/


